Real Madridit i ka mbaruar durimi me Gareth Bale dhe do të kërkojë ta largojë atë gjatë dritares së transferimit të verës, pretendon AS përcjell ORAinfo.
Uellsiani ka qenë i lidhur ngushtë me një kthim në Premierligë, me Manchester Unitedin, Chelsea dhe Tottenhamin e propozuar si pika të mundshme të transferimit.
Që nga ardhja e Solarit, Bale nuk ka shfaqur formë të lartë, kjo për shkak të lëndimeve të shumta që e kanë përcjellë./ORAinfo/