‘Çmendet’ PSG-ja: Mbappe qëndron, nuk e vazhdon kontratën dhe largohet i lirë në 2024!

15:34 | 11 July 2023

“Seriali” rreth emrit të Kylian Mbappe vazhdon dhe duket se nuk do të përfundojë së shpejti.

Superylli francez duket se ka marrë vendimin e tij, i cili ka tërbuar njerëzit e Paris Saint-Germain siç pretendon “ Le Parisien”.

Konkretisht, Mbappe vendosi të qëndrojë me parizienët, por në të njëjtën kohë të mos rinovojë kontratën.

Kjo do të thotë se sulmuesi 23-vjeçar do të largohet nga Parisi falas në vitin 2024 dhe më pas do të hapet rruga për kalimin e tij te Real Madrid.

Paris Saint-Germain është zemëruar me sjelljen e Kylian Mbappe.

Pavarësisht se i është dhënë një ultimatum për të vendosur nëse do të rinovojë apo të shesë që tani, ai zgjodhi të qëndrojë dhe të largohet si lojtar i lirë në fund të sezonit të ri, një goditje kryesisht në pjesën financiare të madhe për kampionët e Francës.

Në fakt, sulmuesi francez nuk do të largohet edhe nëse Parisi ta lërë në stol apo në tribunë gjatë këtij sezoni, pasi tashmë ka vendosur të qëndrojë për sezonin e fundit të karrierës në klub.

Komento: