Çmendet Real Madrid, kjo është oferta për Neymarin

19:36 | 22 Korrik 2019

Reali ofron 90 milionë euro plus Balen për Neymarin.

“Los Blancos” ia kanë mësyrë seriozisht sulmuesit brazilian dhe janë të gatshëm ta sakrifikojnë yllin uellsian plus 90 milionë euro për ta bindur pronarin e PSG-sës, Al Khelaifi që t’ia shesë yllin brazilian

Neymar në Real Madrid, një mundësi që po rritet gjithnjë e më shumë.

Sipas mediave spanjolle, “Los Blancos” e kanë marrë seriozisht transferimin e yllit brazilian në “Santiago Bernabeu”.

E përditshmja spanjolle “Mundo Deportivo” shkruan se Reali ia ka bërë Paris Saint-Germainit një ofertë të avancuar: 90 milionë euro plus kartonin e Gareth Bale.

Natyrisht, ëndërr e Neymarit është të kthehet në Barcelonë, por duke e parë transferimin e Griezmannit, ky transfer është komplikuar.

Flitej për një transferim të mundshëm të Neymarit edhe në Juventus, por për momentin klubet spanjolle duken favorite për ish-futbollistin e Santosit.

Por, një gjë tashmë është e qartë: Neymar dëshiron të largohet nga PSG-ja.

Këtë e ka thënë vetë ai, por edhe menaxheri i tij, Pini Zahavi.

“Neymar nuk është i lumtur në PSG”, kishte menaxheri i tij.

Për ta zgjidhur këtë çështje, çelës për Real Madridin duket të jetë Gareth Bale, i cili nuk bën pjesë në planet e trajnerit Zidane.

Pas Hazardit, një tjetër yll botëror mund ta vesh fanellën e bardhë nga sezoni i ardhshëm.

Komento: