“Çmendet” Reali, ja çfarë vendimi ka marrë Icardi

20:39 | 16 Dhjetor 2018

Mauro Icardi,thotë se bisedimet mbi një kontratë të re në Inter janë ende në vazhdim dhe insiston se ai nuk është i shqetësuar lidhur me negociatat.

Sulmuesi ka qenë i lidhur me një lëvizje te një numër klubesh të mëdha evropiane duke përfshirë Manchester United dhe Real Madridin dhe dështimi i Interit për të siguruar kualifikimin në 16 skaudrat e fundit të Ligës së Kampionëve javën e kaluar ushqeu edhe më spekulimet për një largim të mundshëm të argjentinasit përcjell ORAinfo.

Deri më tani Icardi në këtë sezon në Seria A në fanellën e Interit ka shënuar plotë 13 gola dhe ka bërë katër asistime.

Argjentinasi ka shënuar edhe katër gola në Champions League./ORAinfo/

Komento: