“Çmendet” Reali, ofron 240 milionë për “bishën” e Evropës

18:29 | 07 Maj 2019

Real Madrid, kanë bërë një ofertë prej 240 milionë funte për Kylian Mbappe në një përpjekje për të krijuar një epokë të re të Galacticos.

Superstari i Paris Saint-Germain është një nga tri ofertat më të mëdha që Zinedine Zidane shpreson ta përfundojë këtë verë, së bashku me Eden Hazard dhe Paul Pogba , përcjell ORAinfo.

Kylian Mbappe ka qenë prej kohësh i lidhur me një lëvizje në Santiago Bernabeu. 20-vjeçari u largua nga Monako për rreth 156 milionë funte në vitin 2017, por ai ka mbetur vazhdimisht i lidhur me një lëvizje në Madrid.

Fituesi i Kupës së Botës më në fund mund të jetë në rrugën e tij drejt Santiago Bernabeu pasi ekipi i e La Ligës ofroi një tarifë të transferimit rekord botëror prej £ 240 milion, sipas France Football./ORAinfo/

Komento: