“Çmendet” Reali, ofron 90 milionë plus Bale për yllin e madh

16:20 | 22 Korrik 2019

Madridi ka ofruar 90 milionë euro plus Gareth Bale për yllin e Paris Saint-Germain, Neymar,raporton El Mundo Deportivo.

Futbolli brazilian ka qenë i lidhur ngushtë me një lëvizje verore në Barcelonë me të ardhmen e tij në kryeqytetin francez nën shqyrtim në rritje, përcjell ORAinfo.

Megjithatë, raporti i ri pretendon se Madridi nuk është jashtë garës për lojtarin dhe Blaugrana është i vetëdijshëm për këtë zhvillim, edhe pse preferenca e lojtarit është për një kthim në Barcelonë përpara kryeqytetit spanjoll.

Në të vërtetë, Los Blancos janë të prirur të shkarkojnë Bale-in dhe të përfshijë Uellskun në ndonjë marrëveshje për ish-sulmuesin e Santos, duke i lejuar ata ta përfshijnë atë në faturën e pagave të tyre./ORAinfo/

Komento: