“Çmendet” Reali, ofron Bale dhe para për këtë yllin e madh

23:42 | 02 Korrik 2019

Mesfushori, Paul Pogba ende nuk e di se ku do të luajë sezonin e ri,

Pogba ka të ngjarë të jetë një nga protagonistët e mëdhenj të tregut të transferimeve verore pasi ka shprehur dëshirën e tij për t’u larguar nga Manchester United,përcjell ORAinfo.

Juventusi dhe Real Madridi janë pretendentët më seriozë në garën për francezin, por klubi spanjoll është i gatshëm t’i bëjë Bianconerëve një goditje në garën për të nënshkruar kampionin e botës pasi ata janë të gatshëm t’i ofrojnë Man United Bale në këmbim, sipas Marca./ORAinfo/

Komento: