Ai është lojtarë më i kërkuar aktualisht.
Kalidou Koulibaly është gjithmonë e më shumë në qendër të merkatos së shumë skuadrave të mëdha europiane.
Qendërmbrojtësi napolitan ka rinovuar kontratën e tij me skuadrën e Napolit deri në vitin 2023, por kjo nuk i pengon skuadrat që të kërkojnë shërbimet e tij.
Sipas asaj që raporton ‘Corriere dello Sport”, Manchester United ka gati ofertën prej 150 milionë euro për të marrë shërbimet e tij. Një ofertë që pritet të bëhet gjatë merkatos së verës dhe tashmë topi kalon në duart e presidentit De Laurentis nëse do të pranojë apo jo ofertën e ”Djajve të Kuq”.
Koulibaly mund të ndryshojë skuadër dhe sezonin e ri mund të aktivizohet në Premier League.