Çmendet Tottenham, kjo është oferta për Kessien

14:53 | 11 Janar 2022

Oferta e çmendur e Tottenham shtyn Kessien të refuzojë milionat e Milanit.

25-vjeçari është pjesë e Milanit që nga viti 2017. Deri më tani ai ka bërë 206 paraqitje, ka shënuar 37 gola.

Sipas mediave në Itali, Milani vazhdon t’i ofrojë 5 milionë euro në sezon mesfushorit me disa bonuse.

Por, kjo ofertë nuk është duke e kënaqur Kessien që është joshur me milionat e të tjera klubeve.

Raportohet se Tottenham është seriozisht e interesuar për lojtarin, që është edhe dëshirë e trajnerit Antonio Conte.

Klubi anglez ka gati ofertën prej 8 milionë eurosh në sezon, plus dy të tjera bonuse, çka edhe ka shtyrë Kessien që tani për tani t’i thotë jo Milanit.

25-vjeçari është pjesë e Milanit që nga viti 2017.

Deri më tani ai ka bërë 206 paraqitje, ka shënuar 37 gola.

Komento: