“Çmendet” United, po e shet yllin 70 milionësh

16:01 | 23 Qershor 2019

Manchester United, do të kërkojë 75 milionë euro për Romelu Lukaku këtë verë, raporton Daily Mail.

Djajt e kuq do të kërkojnë të rimarrin tarifën që ata shpenzuan ndaj sulmuesit belg kur e transferuan atë nga Everton në 2017,përcjell ORAinfo.

Lukaku ka arritur 12 gola në këtë sezon, por është konsideruar si i tepërt ndaj kërkesave, pasi Ole Gunnar Solskjaer duket të shfrytëzojë Rashford në një rol qendror./ORAinfo/

Komento: