Barcelona është e gatshme të paguajë 110 milionë euro për mesfushorin e Atletico Madrid, Saul Niguez, raporton AS përcjell ORAinfo.
Gjigantët e Ligës tashmë kanë një marrëveshje të madhe për Frenkie de Jong, por janë të etur të futin përforcime të tjera.
Ardhja e Niguez do të zëvendësonte drejtpërdrejtë mesfushorin Ivan Rakitic që me saa duket do të largohet nga Camp Nou./ORAinfo/