Çmenduri e madhe në futboll: Ronaldo në Barcelonë?

20:22 | 22 Qershor 2021

Ëndrra e Laportës: Ronaldo tek Barcelona.

Sipas raportimeve të AS, Juan Laporta po tenton ti bëj bashkë Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messi duke i ofruar Juventusit shërbimet e Ousmane Dembele ose të Antoine Griezmann.

E ardhmja e portugezit është në dyshim për shkak se ai ka vetëm edhe një vit kontratë me Zonjën e Vjetër.

Siç raportojnë mediat në Itali, Biankonerët janë të gatshëm për shitjen e portugezit këtë verë për një shifër prej 29 milionë eurosh mirëpo e ardhmja e tij do të vendoset pas përfundimit të EURO 2020.

AS ka raportuar që një destinacion i mundshëm është Barcelona për shkak se Juan Laporta po kërkon ta bëj bashkë atë me Lionel Messin..

Komento: