‘Çmenduri’, ja sa milionë i kushtoi Milanit për 6 muaj Higuain

23:20 | 16 Tetor 2019

Gonzalo Higuain kaloi afërsisht gjashtë muaj te AC Milan, por përfundoi duke iu kushtuar kuqezinjtë mjaft.

Siç u zbulua në buxhetin e tyre, sulmuesi argjentinas u kushtoi atyre 10.2 milionë euro, edhe pse ai u largua në mesin i sezonit.

Ai i kaloi në huazim edhe gjashtë muaj të tjerë te Chelsea, duke dështuar të adaptohet, për tu kthyer pastaj te Juve.

Në anën tjetër Tiemoué Bakayoko, u kushtoi Milanit vetëm 2.9 milionë euro edhe pse huazimi ishte i plotë për një vit.

Këshilli i Administrimit të Milanit ka bërë publik bilancin për periudhën korrik 2018-qershor 2019, ku bie në sy një humbje prej 145.9 milionë euro, rreth 20 milionë euro më e lartë se ajo e një viti më parë, kur klubi zotërohej nga kinezi Li Yonghong.

Komento: