Mund të themi se ky nuk është një moment i lehtë për Milanin.
Sulmuesi më i mirë i ekipit Gonzalo Higuain është gati të largohet nga klubi si dhe mbrëmë Rossonerët e humbën finalen e Kupës së Italisë, në ndeshjen kundër Juventusit, përcjellë ORAinfo.
E pas kësaj, në kthimin e tyre në Aeroportin Malpensa të Milanos as Gonzalo Higuain as Gattuso nuk arritën të fshehnin zhgënjimin e tyre.
Argjentinasi goditi një gazetar pasi që ai e pyeti për lëvizjen e tij të mundshme në Chelsea, ndërsa Gattuso përplasi telefonin celular të një gazetari të Telelombardisë, i cili filmonte ardhjen e trajnerit në qytet./ORAinfo/