Çmenduri te Milani: Higuain godet gazetarin, Gattuso ia përplas telefonin për toke

11:11 | 17 Janar 2019

Mund të themi se ky nuk është një moment i lehtë për Milanin.

Sulmuesi më i mirë i ekipit Gonzalo Higuain është gati të largohet nga klubi si dhe mbrëmë Rossonerët e humbën finalen e Kupës së Italisë, në ndeshjen kundër Juventusit, përcjellë ORAinfo.

E pas kësaj, në kthimin e tyre në Aeroportin Malpensa të Milanos as Gonzalo Higuain as Gattuso nuk arritën të fshehnin zhgënjimin e tyre.

Argjentinasi goditi një gazetar pasi që ai e pyeti për lëvizjen e tij të mundshme në Chelsea, ndërsa Gattuso përplasi telefonin celular të një gazetari të Telelombardisë, i cili filmonte ardhjen e trajnerit në qytet./ORAinfo/

https://www.facebook.com/Estenews/videos/308832659618600/

Komento: