‘Çmenduria’ e Gattusos, e lë në stol yllin e madh në derbin kundër Napolit – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

‘Çmenduria’ e Gattusos, e lë në stol yllin e madh në derbin kundër Napolit

09:35 | 26 Janar 2019

Milan pagoi plot 35 milionë euro për transferimin e sulmuesit Krzysztof Piatek.

Por, Piatek nuk pritet që sot të startoi në derbin që Milani do të zhvilloi kundër Napolit, përcjell ORAinfo.

Gattuso pritet që në sulm të startoi me Patrick Cutrone.

Rossonerët kanë një rekord të dobët ndaj Napolit, duke fituar vetëm një nga 15 takimet e fundit të Serie A, një rezultat 2-0 në shtëpi në dhjetor 2014, së bashku me pesë barazime dhe nëntë humbje.

Është shumë më e mundshme që Cutrone të jetë pika qendrore në sulmin trident, të rrethuar nga Suso dhe Hakan Calhanoglu.
Braziliani Lucas Paquetá ka filluar çdo ndeshje që nga transferimi i tij nga Flamengo dhe që do të vazhdojë, me Franck Kessie, Alessio Romagnoli dhe Davide Calabria duke u rikthyer nga pezullimi.

Më poshtë mund t’i gjeni formacionet e mundshmë

Milan: G Donnarumma; Kalabria, Musacchio, Romagnoli, Rodriguez; Kessie, Bakayoko, Paquetá; Suso, Cutrone, Calhanoglu

Napoli: Meret; Hysaj, Albiol, Koulibaly, Ghoulam; Callejon, Fabian, Diaëara, Zielinski; Insigne, Milik. /ORAinfo/

Komento: