“Çmenduria” e merkatos, Luis Nani në negociata të avancuara me klubin shqiptar

12:38 | 10 June 2024

Ylli portugez Luis Nani, i cili ka fituar gjithçka në futboll me Manchester United dhe ka shkëlqyer me klube si Fenerbahce, Valencia, Sporting Lisbonës, mund të përfundojë karrierën te një klub shqiptar.

“Çmendurinë” e merkatos e ka konfirmuar media maqedonase “Makfudbal”, që duke iu referuar burimeve raporton se Nani është në negociata të avancuara me klubin shqiptar të Gostivarit, që luan në ligën e parë maqedonase.

Nani ka marrë një ofertë të shkëlqyer financiare dhe pritet “po”-ja përfundimtare e sulmuesit që aktualisht është lojtar i lirë, pasi ka mbyllur kontratën me turqit e Adana Demirspor.

37-vjeçari portugez ka bërë 122 paraqitje për kombëtaren dhe ka shënuar 24 gola.

Komento: