“Çmenduria” nuk njeh kufij, ja sa para do të fitojë në javë Hazard te Reali

15:36 | 08 Prill 2019

Eden Hazard thuhet se do t’i jepet një kontratë me vlerë 350,000 paund në javë, nëse pajtohet të bashkohet me Real Madridin.

Ylli Belgjikës, i cili ka kaluar shtatë vitet e fundit në Stamford Bridge, konsiderohet si objektivi kryesor i transferimit të Madridit këtë verë përcjell ORAinfo.

Hazard pranoi në shkurt se ai tashmë e di se çfarë vendimi do të marrë në fund të sezonit sa i përket lëvizjes së ardhshme të karrierës së tij.

Los Blancos janë të përgatitur të dorëzojnë një shumë prej nëntë shifrave për të që më në fund të realizohet një marrëveshje.

Hazard ka folur në mënyrë të përsëritur një lëvizje drejt gjigantëve spanjollë në të kaluarën, më së fundmi duke rrëfyer më parë këtë vit se është “ëndrra” e tij për të bartur fanellën e famshme të bardhë./ORAinfo/

Komento: