Çmimet ‘çmenden’ në Ksamil: Shezlongu 20-30 euro dita, por ka edhe shumë më shtrenjtë në zonat VIP

09:43 | 17 July 2023

‘Çmenden’ çmimet në Ksamil/ Shezlongu 20-30 euro dita, por ka edhe shumë më shtrenjtë në zonat VIP.

‘Çmenden’ çmimet në Ksamil. Një shezlong e ka aktualisht çmimin nga 20-30 euro, ndërkohë që në zonat VIP çmimet kapin 100 euro.

Në Sarandë ka vend për të gjithë, pasi ka plazhe ku pushuesit mund të marrin çadra me çmim shumë të lirë e madje ka vende ku mund të marrin me vete çadrën e tyre.

Në Sarandë këtë vit minimalisht fillojnë me 1000 lekë. Sa i përket Ksamilit, ai po tenton të kthehet në një destinacion të turizmit elitar dhe këtë e tregojnë edhe disa subjekte të ngritura vitet e fundit ku mund të gjesh minimalisht shezlonge me 20-30 euro, pastaj ka edhe shezlone vip, që kapin shifrën e 100 euro dita.

Gjithsesi Saranda ofron për të gjithë shtresat e shoqërisë ku mund të gjesh shezlong të lirë, por ka edhe plazhe ku ti mund të shkosh me çadrën tënde.

Komento: