Presiendeti i UEFA-s beson çmimet e futbollistëve do të bien.
100, milionë, 200 milionë, madje ka shkuar deri në 222 milionë blerja e një futbollisti, çmime marramendëse janë parë viteve të fundit në tregun e futbollit.
Megjithatë, të shumtë janë ata që mendojnë se për shkak të krizës që do të shkaktojë pandemia e koronavirusit, do të bien edhe çmimet e futbollistëve.
Njëjtë mendon edhe numri një i UEFA-s, Aleksander Ceferin.
“Është e mundshme që çmimet në merkato të futbollit të bien”, tha për The Guardian.
Ai shpreson që sa më parë t’i shikojmë tifozët në stadium, të cilët “i japin jetë” futbollit.