Çmimet e naftës rriten, marrëdhënia SHBA-Iran tensionohet

12:45 | 03 Qershor 2026
cmimet-e-naftes-rriten,-marredhenia-shba-iran-tensionohet

Çmimet e naftës po rriten ndërsa sulmet e reja nga Shtetet e Bashkuara dhe Irani kërcënojnë të prishin bisedimet e paqes dhe të zgjasin ndërprerjen e rrjedhave të naftës përmes Ngushticës së Hormuzit.

Nafta bruto Brent, çmimi referues global i naftës, u rrit me 2.6% në 98.50 dollarë për fuçi të mërkurën, shkruan CNN.

Çmimi referues amerikan ëest Texas Intermediate, u rrit me 2.8% në 96.34 dollarë për fuçi.

Brent tani është më shumë se 7 dollarë më i lartë se çmimi i tij i mbylljes të premten, ndërsa tregtarët shqetësohen se konflikti mund të zgjatet.

Komento: