Çmimi i derivateve të naftës në Kosovë nuk po ka ndryshim

23:37 | 09 Prill 2019

Qytetarët e Kosovës, po ankohen për çmime të larta të derivateve.

Çmimi i derivateve të naftës në territorin e Kosovës nuk ka lëvizur që dhjetë ditë.

Nafta sillet 1.13 euro për litër kurse benzina 1.14 euro.

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani ka thënë se çmimi i derivateve gjatë gjithë javës nuk ka pas lëvizje, as në import por edhe me pakicë nuk ka pas lëvizje.

“Këto çmime janë përafërsisht në 10 ditësh. Dizell 1.13 euro për litër, Benzina 1.14 euro për litër”, ka thënë shkurt Behrami për Indeksonline.

Qytetarët shpesh herë janë shprehur të zhgënjyer me çmimet e larta të derivateve të naftës në Kosovë, duke thënë se po paguajnë më shumë se sa qytetarët e vendeve tjera të rajonit.

Ndryshe kohë më parë, Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala pati deklaruar se prioritet për vitin 2019 do të jetë tregu i derivateve të naftës.

“Në kalimin e ligjit të ri sipas standardeve dhe direktivave të BE-së. Por gjithashtu në hartimin e kritereve me qëllimin e rritjes së kualitetit të derivateve të naftës në tregun vendor”, pati deklaruar Shala.

Komento: