
Çmimet e naftës kanë rënë ndjeshëm dhe tregjet e aksioneve janë rimëkëmbur pasi Donald Trump, tha se SHBA-të dhe Irani kishin zhvilluar bisedime “shumë të mira dhe produktive” mbi ndalimin e konfliktit në Lindjen e Mesme.
Pas njoftimit, çmimi i naftës së papërpunuar Brent ra fillimisht me 13%, ndërsa indeksi FTSE 100 u rikuperua pasi kishte rënë më shumë se 2%, shkruan BBC.
Trump tha në mediat sociale se do të “shtyjë çdo sulm ushtarak kundër centraleve elektrike dhe infrastrukturës energjetike iraniane” për një periudhë pesë-ditore.
Të shtunën, Trump kishte deklaruar se do të “shkatërronte” termocentralet iraniane nëse rruga kryesore e transportit detar të Ngushticës së Hormuzit nuk do të rihapej. Irani kishte thënë se do të përgjigjej duke synuar infrastrukturën kyçe në rajon.