Çmimi i naftës shtrenjtohet pak në Kosovë, ky është tavani për shitjen e derivateve

10:28 | 11 October 2022

Shtrenjtohet nafta, ky është tavani për shitjen e derivateve në 24 orët e ardhshme.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka përcaktuar çmimet për shitjen e derivateve në 24 orët e ardhshme.

Sipas vendimit të Ministrisë, çmimi maksimal i lejuar për shitjen e naftës është 1 euro e 72 centë, i benzinës 1 euro e 40 centë, derisa i gazit 76 centë.

Krahasuar me dje, nafta është shtrenjtuar për dy centë.

Këto çmime hyjnë në fuqi nga ora 10:00 dhe janë valide për 24 orë.

Komento: