Kaq kanë shpenzuar Loredana dhe Mozziku për një veshje të vajzës së tyre.
Çifti i njohur i estradës, Mozzik dhe Loredana Zefi në dhjetor të vitit të kaluar u bënë prindër për herë të parë.
Ata u bekuan me një vajzë të cilën e pagëzuan me emrin Hana. Në profilet e tyre në Instagram, Mozziku dhe Loredana publikojnë vazhdimisht fotografi dhe video të vjazës së tyre.
Së fundmi, në imazhet që kanë ndarë me ndjekësit, shihet Hana e veshur me një kostum nga marka e njohur, “Versace”.
Kjo veshje e Hanës, i ka kushtuar çiftit 550 dollarë.