Lufta në Ukrainë çon çmimin e vajit të lulediellit në stratosferë.
Kriza e Ukrainës ka bërë që çmimet globale të vajit të lulediellit të rriten në nivel rekord.
Komuniteti mysliman është ai që po e përjeton më së shumti rritjen e çmimit të vajit shkruan Skynews.
Gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, i cili fillon më 2 prill, vaji është përbërës kryesor për vaktet e njohura si “iftare”, që zakonisht përmbajnë pjata me oriz, mish dhe pasta të shijshme të skuqura në vaj.
Shumë nga këto pjata kërkojnë sasi të bollshme vaji për t’u gatuar.
Në Liban, një shishe vaj luledielli prej një litri është rreth 10 herë më e shtrenjtë se sa ishte tre vjet më parë dhe importet e pakta nënkuptojnë se supermarketet po i racionin blerjet në një shishe për klient.
Ukraina dhe Rusia përbëjnë më shumë se 80% të eksporteve globale të vajit të farave të lulediellit dhe çmimet për ushqimin kryesor u rritën me 64% në një javë të vetme në fund të marsit.
Muajin e kaluar, kur Rusia filloi pushtimin e saj, Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë (FAO) tha se indeksi i vajit vegjetal u rrit me 8.5% në një rekord të lartë.
Në Liban, ku një krizë e thellë ekonomike ka bërë që çmimet e ushqimeve të rriten 11 herë që nga viti 2019, sipas Programit Botëror të Ushqimit, ndikimi i kostove të grurit, vajit të gatimit dhe karburantit po ndihet veçanërisht rëndë me rritjen e çmimeve pas luftës./abcnews