CNN raporton për sulmin në Ibër-Lepenc: Dëmtoi kanalin, Kurti akuzon Serbinë për sulm terrorist

11:38 | 30 November 2024
cnn-raporton-per-sulmin-ne-iber-lepenc:-demtoi-kanalin,-kurti-akuzon-serbine-per-sulm-terrorist

Shpërthimi i orëve të vona të mbrëmjes që ndodhi në kanalin e Ibër-Lepencit, tronditi të gjithë Kosovën.

Kjo ngjarje e rëndë zgjoi interesim të madh edhe tek mediat ndërkombëtare.

Rreth sulmit terrorist në veriun e Kosovës, ka raportuar edhe mediumi gjigand amerikan, CNN.

Shpërthimi dëmton kanalin që ushqen termocentralet e Kosovës; Kryeministri akuzon për “sulm terrorist” Serbinë, është titulli i artikullit që u publikua mëngjesin e sotëm.

Një shpërthim të premten në mbrëmje dëmtoi një kanal në veri të Kosovës që furnizonte me ujë dy termocentrale me qymyr që prodhojnë pothuajse të gjithë energjinë elektrike të vendit, tha kryeministri Albin Kurti, duke fajësuar atë që ai e quajti “një akt terrorist” nga Serbia fqinje, raporton CNN.

Lidhur me rastin nuk u raportua për të lënduar, e po ashtu nuk dihet as shkaku i këtij sulmi.

Shpërthimi për disa orë ndikoi edhe në furnizimin e ujë e rrymë të qytetarëve në disa zona të Kosovës.

“Ky është një sulm kriminal dhe terrorist me qëllim të shkatërrimit të infrastrukturës sonë kritike”, kishte thënë Kurti në konferencën e jashtëzakonshme për media të mbajtura në orët e para të së shtunës.

Ai deklaroi se një pjesë e vendit mund të jetë pa energji nëse problemi nuk zgjidhet deri në mëngjes.

Komento: