Conte bëhet operacion para derbit me Manchester Cityn

14:57 | 01 Shkurt 2023

Para derbit me Manchester Cityn, Conte bëhet operacion.

Trajneri i Tottenhamit, Antonio Conte është diagnostikuar me kolecistit dhe do t’i nënshtrohet një operacioni për të hequr fshikëzën e tëmthit.

Skuadra e Ligës Premier zbuloi se italiani kohët e fundit nuk ishte mirë dhe kishte dhimbje të forta barku dhe ekzaminimet e kryera treguan në një diagnozë të kolecistitit, i cili duhet të trajtohet me kirurgji.

“Pas një diagnoze të kolecistitit, ai do t’i nënshtrohet një operacioni për heqjen e fshikëzës së tëmthit sot dhe do të kthehet pas një periudhe rikuperimi. Të gjithë në klub i urojnë atij më të mirën”, thuhet në komunikatën zyrtare të Spurs.

Tottenhami do të takohet me Manchester Cityn e Pep Guardiolës të dielën.

Nëse Conte nuk rikuperohet në kohë për ndeshjen, ai do të zëvendësohet nga ndihmësi i tij Cristian Stellini, i cili është ndihmëstrajner i italianit.

Conte ka fituar 37 nga 66 ndeshjet e tij në krye të Tottenham që nga emërimi i tij në nëntor 2021.

Komento: