Conte-Chelsea, askush nuk e priste këtë

23:42 | 16 Gusht 2019

Trajneri i Interit, Antonio Conte është ende në një betejë ligjore me Chelsea për paketën e tij të shkëputjes prej 9 milion £, pasi që tash ka një ankese tjetër.

Taktikani italian u shkarkua verën e kaluar për t ia lënë rrugën për Maurizio Sarri dhe klubi pretendoi se nuk do të paguante ndonjë kompensim, përcjell ORAinfo.

Kjo për shkak se teksti i tij për sulmuesin Diego Costa që konfirmoi se nuk ishte pjesë e planeve u konsiderua si i dëmshëm për klubin dhe i denjë për shkarkim.

Conte e kundërshtoi këtë dhe fitoi në maj, me një gjykatë të Premier League duke urdhëruar ata që të paguanin Conte 9 milion.

Sipas Daily Mail, nuk ka mbaruar ende, sepse sot Chelsea e çoi çështjen në Gjykatën Qendrore të Punësimit të Londrës.

Conte po përfaqësohet nga Phil Bonner dhe për këtë arsye nuk mori pjesë personalisht./ORAinfo/

Komento: