Milani ka pasur bisedime fillestare me agjentin e Franck Kessie për zgjatjen e mundshme të kontratës së tij.
Lojtari nga Bregu i Fildisht është gjendur në qendër të shumë spekulimeve në dritaret e fundit në lidhje me një largim të mundshëm. Këtë herë, megjithatë, duket sikur gjërat do të jenë ndryshe.
Krahas Ismael Bennacer, Kessie është bërë një lojtar thelbësor i sistemit të mesfushës së Stefano Piolit duke qenë i paprekshëm në 11-shtën shartuese, përcjell ORAinfo.
Forma e tij ka bërë që shumë ekipe të mëdha të kërkojnë transferimin e Kessie.
Në dy dritaret e fundit të transferimit, Napoli së pari dhe më pas Inter kryen tentuar transferimin e mesfushorit.
Tani mediat në itali raportojnë se Antonio Conte i ka treguar menaxhmentit se Kessie do të ishte një gjendje e përsosur për mesfushën e Interit.
Kjo situatë ka shtyrë Milanin që ta takojë agjentin e Kessie për të shqyryar zgjatjen e kontratës së tij që shakon në qershor 2022. /ORAinfo/