
Tottenham Hotspur, thuhet se pritet të bëjë një afrim për mbrojtësin e Interit, Alessandro Bastoni gjatë afatit kalimtar të verës.
Pas një përfundimi të fortë të sezonit, Spurs realisht kërkojnë vetëm një pikë nga takimi i tyre përmbyllës i Premier League në Norwich City të dielën pasdite për të siguruar vend n[ Champions League për sezonin 2022-23, përcjell ORAinfo.

Kjo arritje ka të ngjarë të bëjë një ndryshim të rëndësishëm kur bëhet fjalë për përpjekjet për të nënshkruar lojtarë të rinj gjatë muajve të ardhshëm, me Antonio Conte veçanërisht të prirur për t’u forcuar në mbrojtje dhe mesfushë.
Sipas Corriere dello Sport, Bastoni është identifikuar si objektivi i preferuar i Contes kur bëhet fjalë për qendrën e vijës së pasme të tij.
Conte ka punuar më parë me Bastonin te Interi dhe 23-vjeçari ka bërë 38 paraqitje në Serie A dhe Champions League këtë sezon./ORAinfo/