Conte e nis mbarë, por ekipit italian i shënon një kosovar

22:08 | 14 Korrik 2019

Antonio Conte, e ka nisur mbarë.

Interi dhe bashkë me të trajneri i ri i tyre, Antonio Conte e nisin me këmbën e mbarë. Zikaltërit kanë fitura në ndeshjen e parë miqësore pas fillimit të fazës përgatitore me rezultatin e ngushtë 2-1 ndaj zvicerianëve të Luganos.

Golat për klubin italian u shënuan nga blerja e re Stefano Sensi dhe Marcelo Brozovic, kurse për skuadrën zviceriane shënoi talenti shqiptar Leotrim Kryeziu.

Për skuadrën nga Milano ky sezon pritet të jetë i suksesshëm pasi kanë marrë nj teknik të specializuar për të fituar siç është Conte. Disa goditje në merkato janë bërë dhe priten të tjera.

Komento: