Conte e pret ditën e fundit, po e transferon yllin nga Chelsea

18:19 | 03 October 2020

Interi synon ta mbyll transferimin e Alonsos.

Marcos Alonso mund të kthehet në Serie A pas një grindjeje me menaxherin e Chelseat, Frank Lampard, ndërsa ai lidhet me Interin.

29-vjeçari nuk është i huaj për Italinë, pasi ka luajtur në Fiorentina nga 2013 deri në 2016 përpara transferimit të tij prej 23 milionë euro te Chelsea.

Ai nuk duket se është pjesë e planeve të Lampardit pas disa mosmarrëveshjeve para-sezonale dhe nuk ishte as në stol për ndeshjen e sotme kundër Crystal Palace.

Sipas mediumit Calciomercato.com, trajneri i Interit, Antonio Conte është i etur për një ribashkim me Alonson, pasi ka punuar tashmë me të në Stamford Bridge.

Alonso kishte larg periudhën e tij më të frytshme duke punuar me Conten, duke shënuar 14 gola dhe bërë shtatë asistime në 81 ndeshje.

Komento: