Conte i lutet drejtuesve të klubit: Mos e transferoni këtë lojtar në janar

13:51 | 07 Shtator 2019

Menaxheri i ri i Interit Antonio Conte i ka kërkuar hierarkisë së klubit të tij që të mos e kërkojnë më transferimin e Paulo Dybalas nga Juventus.

Klubi me qendër në Milano ishte i interesuar të nënshkruante me sulmuesin argjentinas në afatin e transferimit të verës, por ish sulmuesi i Palermo vendosi të qëndrojë në Torino.

Tani Conte duket se ka hequr dorë nga Dybala. Ai po kërkon nga drejtuesit e klubit që mos të insistojnë në transferimin e sulmuesit argjintas.

Conte është i interesuar që të sjell lojtarë të tjerë gjatë afatit të janarit, duke u fokusuar në mësfushë dhe në mbrojtje. /ORAinfo/

Komento: