Conte i thotë ‘PO’ gjigantit evropian

12:27 | 16 Prill 2019

Antonio Conte pritet të marrë drejtimin e Bayern Munich.

Niko Kovac arriti ta rikthente Bayern Munichun në pozitën e parë në Bundesligë, mirëpo u eliminua nga Liverpool në Ligën e Kampionëve.

Skuadra gjermane nuk ka besim në trajnerin kroat, andaj do ta shkarkojë me të përfunduar ky sezon, përcjell lajmi.

Sipas mediave në Gjermani, Antonio Conte pritet të jetë trajneri i ri i Bayern Munichut.

Trajneri italian është aktualisht i papunë, pas shkarkimit nga Chelsea në verën e kaluar.

Conte është i gatshëm të rikthehet në futboll, gjersa kërkohet edhe nga Roma e Inter.

Komento: