Inter pritet t’i largjë disa lojtarë gjatë kësaj vere.
Me ardhjen e Antonio Contes, shumë lojtarë pritet të largohen nga Inter.
Në mesin e tyre është edhe lojtari brazilian, Gabigol i cili nuk është më pjesë e projektit të Inter, megjithë suksesin e tij të fundit në ligën braziliane.
Tre vjet pas arritjes në San Siro, largimi i tij është i pakthyeshëm, përcjell ORAinfo.
Sulmuesi ka oferta nga klubet në Brazil dhe Rusi, dhe Nerazzurri po kërkojnë të marrin rreth 15-16 milionë euro nga shitja e tij.
Në javët e ardhshme pritet të ketë bisedime për shitjen e tij. /ORAinfo/