Trajneri Antonio Conte ka gjasa të mëdha të largohet nga Tottenhami në fund të këtij sezoni kur edhe i skadon kontrata.
“Tuttosport” ka njoftuar të enjten se Conte ka refuzuar rinovimin e kontratës me ekipin anglez, pasi po synon rikthimin në futbollin italian.
Conte po dëshiron të kthehet te Juventusi, ekip me të cilin fitoi tre tituj kampioni të Italisë.
53-vjeçari është në krye të Tottenhamit prej vitit të shkuar, ndërsa si trajner ka punuar edhe tek Interi, Chelsea, Siena, Atalanta, Bari e Arezzo.