Conte ka diҫka për të thënë para ndeshjes ndaj Sevillës

20:45 | 20 August 2020

Antonio Conte ka diҫka për të thënë para ndeshjes ndaj Sevillës.

Interi do të përballet nesër me Sevillan në finalen e Europa Leagues, ndërsa trajneri i zikaltërve, Antonio Conte doli në konferencën e zakonshme për shtyp, i shoqëruar nga kapiteni Samir Handanoviç dhe mbrojtësi me eksperiencë Diego Godin.

Trajneri zikaltër u shpreh se ua ka bërë të qartë futbollistëve të tij që në fund mbahen mend vetëm fituesit dhe jo finalistët, ndaj duhet të bëjnë maksimumin nesër për të triumfuar për veten e tyre, klubin dhe tifozët.

Ju keni luajtur shumë finale si futbollist, disa prej të cilave i keni fituar dhe të tjera i keni humbur.

Çfarë ju keni thënë futbollistëve të tu?

Unë kam luajtur shumë finale dhe disa i kam fituar, por shumë prej tyre i kam humbur.

Kam fituar një Ligë Kampionësh dhe kam humbur 3 të tjera, ndaj u kam thënë futbollistëve të mi që në fund mbahen mend vetëm fituesit.

Duhet të ketë entuziazëm për një paraqitje dinjitoze në Europa League dhe një triumf këtu do t’u shërbente shumë lojtarëve për të ardhmen.

Duhet të jemi krenarë që kemi sjellë Interin në një finale europiane pas 10 vitesh, por në fund historinë e shkruajnë fituesit.

Është mëkat që funksionon kështu, por është edhe një motivim për të bërë maksimumin.

Keni fituar gjithmonë diçka në vitin e parë me skuadrat tuaja. Kur erdhët te Interi thatë se doni të ndjeni që skuadra ka qoftë edhe 1% mundësi për të fituar. A keni pasur besim se mund të arrinit këtu në finale?

Kur erdha te Interi doja të isha i sigurt që do të kisha një skuadër që do luftonte për të fituar trofe dhe në fakt gjeta një grup të jashtëzakonshëm, të gatshëm për të luftuar në gjithçka.

Në kampionat bëmë paraqitje shumë të mira, ndonëse me disa pengje për ndeshje të caktuara.

Në Kupë shkuam në gjysmëfinale dhe merituam finalen, por u eliminuam nga Napoli vetëm për mungesë të fatit.

Tani jemi në finalen e Europa league dhe duhet ta fitojmë për veten, por edhe për tifozërinë e mrekullueshme, që na ka mbështetur gjithmonë.

Jemi këtu dhe do të bëjmë gjithçka për t’ia dalë.

Çfarë ju tremb nga Sevilla?

E kam thënë edhe më parë që fjala frikë nuk ekziston në fjalorin tim, por as në atë të futbollistëve të mi.

E respektojmë Sevillan për ecurinë që ka pasur në vitet e fundit, por edhe për sukseset në Europa League.

Megjithatë fakti që jemi këtu në finale, do të thotë që kemi shanset tona për ta fituar dhe do të bëjmë maksimumin për t’ia dalë.

E ke menduar që kjo mund të jetë ndeshja jote e fundit si trajner i Interit?

Në fakt unë mendoj vetëm se po mbaj konferencën për shtyp të finales së Europa Leagues, me dy kampionë në krah.

Karriera më ka mësuar të shijoj vetëm momentin dhe dua ta përjetoj 360 gradë këtë finale, pa pasur asnjë pishman në fund.

Komento: