Conte kërkon të transferojë mbrojtësin e Chelseas, por ka një problem

22:02 | 20 Shkurt 2020

Marcos Alonso është lojtari që po kërkohet së fundi nga Inter.

Mbrojtësi i krahut të majtë është një lojtar që pëlqehet shumë nga trajneri Antonio Conte, dhe Inter do të synojë transferimin e tij gjatë merkatos së verës.

Spanjolli kishte luajtur nën urdhrat e Conte edhe te Chelsea, kur kishte dy sezone mjaft të mira.

‘Calciomercato’ shkruan se Inter janë akoma të interesuar për lojtarin, por për ta siguruar kartonin e tij do të ketë telashe, transmeton lajmi.

Chelsea thuhet se nuk do të heqin dorë nga lojtari për shuma të vogla parash. Ata pritet të kërkojnë deri në 30 milionë euro për kartonin e spanjollit.

Inter vështirë se do ta arrijë këtë shifër. ‘Zikaltrit’ dështonin ta transferonin lojtarin edhe gjatë janarit.

Komento: