“Luajtëm mirë kundër një ekipi me potencial të madh”.
Antonio Conte është deklaruar i kënaqur me performancën e Interit në barazimin 2:2 ndaj Borussia Monchengladbach.
Tekniku italian pas ndeshjes tha se Inter ka luajtur mirë, ka pasur raste të mira shënimi, përballë një ekipi me potencial të madh.
“Mendoj se kemi luajtur mirë kundër një ekipi me potencial të madh, që ka cilësi teknike, si dhe fizikun”, ka deklaruar Conte, përcjell lajmi.
“Nuk mbaj mend një pritje të Handanovic, ndërsa kishim mjaft mundësi për të fituar ndeshjen. Nuk kam asgjë për t’iu thënë lojtarëve”.
“Ashtu si gjithë ekipi, Eriksen kishte një lojë të mirë. Ne i kërkuam atij që të ishte vendimtar me topin, dhe unë mendoj se ai luajti mirë si pjesa tjetër e ekipit”.
“Mendoj se kemi luajtur me intensitet të madh në gjithë ndeshjen. Pa dyshim që kemi bërë disa gabime por thjesht duhet të vazhdojmë të punojmë ashtu siç po bëjmë”.