
Trajneri i ri i Interit, Antonio Conte i shpall ‘luftë’ Juventusit, kështu do të duket Interi i tij.
Antonio Conte të premten është zyrtarizuar si trajner i Interit.
Është e qartë Inter dëshiron majat e futbollit italian, dhe këtë projekt serioz ka vendosur t’ia besojë Antonio Contes.
Mediet në Itali kanë filluar të parashikojnë se si mund të duket Interi i Contes në sezonin e ri.
Diego Godin do të jetë përforcimi i parë i Interit në këtë verë, i cili do të krijojë një partneritet në mbrojtje së bashku me De Vrij dhe Skiniar.
Dy talentët italian, Nicolo Barrella i Cagliarit dhe Federico Chiesa i Fiorentinës, janë lojtarët tjerë që mund t’i bashkohen Interit, me Edin Dzekon që po ashtu mund të vijë nga Roma.
Se si mund të duket formacioni i Interit në sezonin 2019/2020, mund ta shikoni në fotografinë e mëposhtme.
