Conte synon të bëjë ndryshime të mëdha te Inter.
Interi vendosi që të largonte në fund të sezonit Spallettin për tia besuar pankinën Antonio Contes.
Strategu i njohur italian njihet për skemën e tij të preferuar 3-5-2, si dhe për specifikën e fubollistëve të cilët kërkon trë ketë në ekip. Parimi i parë në punën e tij është sakrifica, teksa kërkon maksimumin nga çdo futbollistë që hedh në fushë.
Deri më tani Interi ka transferuar vetëm Godin dhe Sensin, ndërkohë që Conte ia ka bërë të qartë drejtuesve dëshirën për të firmosur me Barellën dhe Lukakun. Më poshtë po ju sjellim formacionin e mundshëm të zikaltërve në sezonin e ri.
Ja formacioni i zikaltërve:
Portier
Samir Handanovic
Mbrojtës
Milan Skriniar
Diego Godin
Stefan De Vrij
Mesfushor
Valentino Lazaro
Nicolò Barella
Stefano Sensi
Kwadwo Asamoah
Marcelo Brozovic
Sulmues
Edin Dzeko
Romelu Lukaku