Conte-Milan, vjen lajmi “bombë” nga Italia

18:43 | 30 Mars 2019

Sipas asaj që është raportuar nga Libero, nuk është vetëm Interi i cili është i interesuar të zëvendësojë përfundimisht trajnerin e tyre aktual me ish-trajnerin e Chelseat dhe Juventusin, Antonio Conte.

Gazeta italiane sugjeron se AC Milan është gjithashtu i interesuar që Conte të udhëheqë klubin pasi raportet sugjerojnë se Gennaro Gattuso mund të largohet nga klubi nëse ai nuk ndihmon Milan të kualifikohet për Ligën e Kampionëve këtë sezon përcjell ORAinfo.

Milan ka fituar vetëm dy nga katër ndeshjet e fundit./ORAinfo/

Komento: