Ai pritet të zyrtarizohet brenda fundit të gushtit.
Antonio Conte do të jetë trajneri i ardhshëm i Inter-it, sepse projekti i zikaltërve ka qenë më i miri i mundshëm.
Ai pritet të zyrtarizohet brenda fundit të gushtit dhe sapo të jetë arritur kualifikimi në Champions League, do të fillojë planifikimi i merkatos së verës.
Për sa i takon mbrojtjes, sipas “Corriere dello Sport”, Danilo duket se është në avantazh kundrejt gjithë të tjerëve. Duke përfshirë këtu edhe Darmian, të cilin Conte ka vendosur ta eliminojë nga lista e shpenzimeve të zikaltërve, transmeton telesport.
Contë e konsideron lojtarin e United shumë mbrojtës dhe aspak të përshtatshëm me skemat e tij.
Me përjashtim të surprizave, domethënë, Darmian do të duhet të gjejë një ekip tjetër, ndoshta gjithmonë në Serinë A, duke parë se është gati të kthehet me vrap në Itali.