Conte në Milan? Maldini jep një lajmë të madh për milanistët – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Conte në Milan? Maldini jep një lajmë të madh për milanistët

19:57 | 11 Prill 2019

Mediat italiane janë duke raportuar se Antonio Conte do të zëvendësojë Gattuson.

Paolo Maldini mendon se Gattuso është njeriu i duhur për Kuqezinjtë.

Ish-kapiteni legjendar i kuqezinjve, tashmë me rol drejtuesi në klubin e zemrës, Paolo Maldini, ka folur për “Mediaset për të ardhmen e Gennaro Gattusos, transmeton Express.

Mediat italiane janë duke raportuar se Antonio Conte do të zëvendësojë Gattuson në fund të sezonit. Por, Maldini ka hedhur poshtë gjithçka.

Ai beson se Rino është njeriu i duhur për shtatë herë kampionët e Evropës.

“Ne jemi të kënaqur me Rino dhe kurrë nuk e kemi vënë në diskutim”, u përgjigj Maldini.

“Nuk e kemi pasur kurrë idenë e largimit të tij. Jemi të bindur se është trajneri i duhur për Milanin. Klubi ka një marrëdhënie shumë të drejtpërdrejtë me të, si me lojtarët. Rino di gjithçka, e di se çfarë mendojmë për të dhe për punën e tij. Gjithashtu, ai mund t’iu japë një dorë të rinjve, pasi e njeh mirë këtë mjedis. Ai ka një kontratë 2-vjeçare”.

“Leonardo dhe unë shpesh i themi njëri-tjetrit: sa mirë do të ishte, po të fitonim me Rino në stol. Ne flasim drejtpërdrejt, shumë më mirë se sa të flasim prapa krahëve”.

Komento: