Conte nuk dorëzohet, e dëshiron me çdo kusht këtë lojtar të Interi

08:41 | 05 Gusht 2019

Antonio Conte, është shprehur optimist lidhur me transferimin e Romelu Lukaku.

Synimi kryesorë i Inter në këtë dritare të transferimeve është ylli i Manchester United, Romelu Lukaku.

Trajneri Conte i ka bërë të ditur Mauro Icardit se nuk kalkulon në të, duke nënkuptuar se ‘Zi kaltrit’ janë në kërkim të një lojtari për fazën ofensive.

Në garë për belgun është futur edhe skuadra e Juventus, e cila tashmë shihet si favorite, mirëpo përkundër këtij fakti, trajneri i Inter është shumë optimist për transferimin e lojtarit.

“Ne po vazhdojmë të punojmë të atë drejtim në mënyrën më të mirë të mundshme. E kuptoj se ka disa hapësira që duhet plotësuar, por për momentin, jam optimist se ky transferim do të ndodh” ka thënë Conte, transmeton lajmi.

Juve po shpresonte edhe në përfshirjen e Dybala në ofertën për Lukaku, por argjentinasi ka djegur planin duke refuzuar kalimin tek United.

Komento: