Conte nuk dorëzohet, po synon transferimin e yllit të Milanit

10:24 | 23 Nëntor 2021

Antonio Conte po synon ta përforcojë ekipin e Tottenhamit gjatë afatit kalimtar të janarit. Mediat angleze kanë raportuar të hënën se trajneri italian po e kërkon transferimin e mesfushorit të Milanit, Franck Kessie.

Kessie nuk ka vazhduar ende kontratë me “Rossonerët” dhe mund të largohet gjatë verës si futbollist i lirë.

Por drejtuesit e klubit londinez dëshirojnë ta transferojnë lojtarin gjatë afatit kalimtar të janarit.

Tottenhami do të dërgojë një ofertë prej rreth 60 milionë eurosh për t’i siguruar shërbimet e mesfushorit.

Komento: