
Gjigantët italianë të Serisë A, Inter janë të interesuar për transferimin e dy lojtarëve nga Premier League.
Daily Mail raporton se klubi me qendër në Milano do të bëjë një lëvizje për mesfushorin e Tottenham Hotspur, Christian Eriksen dhe mbrojtësin veteran Toby Alderëeireld në dritaren e transferimit të janarit, përcjell ORAinfo.
Të dy lojtarët janë tani në vitin e fundit të kontratës së tyre dhe nëse nuk e zgjasin kontratën e tyre, ata do të lejohen të negociojnë me ndonjë klub italian në janar.
Për Eriksen është i interesuar edhe Real Madrid. /ORAinfo/