Conte po ia rrëmben lojtarin e tretë United

10:12 | 17 Dhjetor 2019

Inter, nuk e ka ndërmend të heqë dorë nga ylli i Manchester United, Nemanja Matic.

Sipas Telegrafit, pas Romelu Lukaku dhe Alexis Sanchez, Inter do të dëshironte të merrte një tjetër lojtar të Manchester United pra serbin, Nemanja Matic, përcjell ORAinfo.

Me Barella dhe Sensi të dëmtuar, Antonio Conte do të dëshironte që klubi i tij të merrte një mesfushor tjetër dhe Matic është shumë i lartë në listën e tij./ORAinfo/

Komento: