Conte po sjell në Inter yllin nga Premierliga

19:44 | 17 Qershor 2019

Gary Cahill po konsiderohet një emër premtues për skuadrën e drejtuar nga Antonio Conte.

Mbrojtësi anglez është pa skuadër pas përfundimit të kontratës me Chelsea.

33 vjeçari ka qenë i lidhur me një kalim te Aston Villa, për t’iu bashkuar John Terryt, që është zëvendës trajner në këtë skuadër, përcjell lajmi.

Por, ‘Sportmediaset’ gjatë ditës së sotme ka raportuar se gjatë kësaj vere, Cahill mund të transferohet në Serie A.

Bëhet fjalë për Interin, që për trajner ka Antonio Conten, me të cilin Cahill ka punuar te Chelsea.

Komento: